“Athina nën presionin e BE” Ekathimerini: Spanja e acaruar me Greqinë për Shqipërinë

29 Nëntor 2023 | 12:54

Greqia po përballet me presionin jo vetëm të Gjermanisë por edhe të Spanjës për bllokimin që ka vendosur t’i bëjë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian për shkak të çështjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kështu shkruan gazeta greke Ekathimerini në një artikull dedikuar konsultimeve diplomatike që pritet të zhvillohen këtë të mërkurë në një takim të përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimin Europian.

Sipas gazetës greke, kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar përmes kanaleve diplomatike se procesi i anëtarësimit nuk duhet të jetë një çështje dypalëshe. Madje Ekathimerini thotë se edhe presidenca spanjolle e BE-së shfaqet veçanërisht e acaruar me qëndrimin e palës greke.

E përditshmja greke shkon edhe më tej e thotë se Athina po shqyrton hapësirën për “bllokimin” e fazës tjetër të procesit, i cili përfshin një raport që përshkruan të gjitha standardet për atë që duhet të ishte përmbushur nga Tirana.

Deri më tani Greqia ka refuzuar të nënshkruajë një letër të 27 vendeve anëtare drejtuar Komisionit Europian, që kërkon hapjen e kapitujve të parë në këtë proces pas përfundimit me sukses të fazës së parë të negociatave të njohur ndryshe si screening.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026