Greqia i drejtohet BE: Pa u zgjidhur çështja e Belerit, s’ka avancim të negociatave
Greqia ka paralajmëruar sërish Shqipërinë se do të përdorë veton e saj për bllokimin e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në BE.
Sipas mediave të huaja, Athina e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë përparimin e negociatave, deri në inaugurimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për blerje votash.
Më 4 dhjetor do të shqyrtohet kërkesa e tij për t’i dhënë leje nga burgu për t’u betuar si kryetar bashkie.
Ditën e sotme në COREPER (Këshilli i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së) Greqia ka paraqitur një letër, ku ka shprehur rezervat lidhur me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk do të të ketë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Belerit.
Tashmë në tetor, Greqia nuk ka pranuar dërgimin e letrës së “27” për hapjen e një sërë Kapitujsh në pikënisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të shqyrtojë, kërkesën e Fredi Belerit për t’i dhënë leje për të bërë betimin ndërkohë që do të zhvillohet gjykimi normal për akuzat për blerje votash ndaj tij.
Athina me deklaratat e ministrit të Jashtëm, Giorgos Gerapetritis dhe me misionin në Tiranë të ministrit të shtetit Stavros Papastavros, i cili vizitoi Fredi Belerin në burgjet e Durrësit, ka dërguar një mesazh të qartë se do të përdorë çdo mjet presioni që ka në dispozicion.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit