‘Rusia mbron territorin e Serbisë’/ Ministri i mbrojtjes falenderon ambasadorin rus

29 Nëntor 2023 | 16:16

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko.

Vuçeviç ka falenderuar gjatë takimit Federatën Ruse për “ndihmën në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Ai ka theksuar se synimi i Serbisë është ruajtja e statusit të një shteti neutral ushtarak.

Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar edhe për gjenjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Ambasadori rus ka zhvilluar një takim dhe me kreun e të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Ky i fundit i ka shprehur diplomatit rus shqetësimet për sigurinë e serbëve në Kosovës. Petkoviç pretendon se serbët janë në kërcënim të vazhdueshëm nga qeveria e Albin Kurtit.

Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë, edhe pse kjo e fundit ka kryer agresion në Ukrainë.

Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Ndërsa organizatat ndërkombëtare kane ngritur shqetësimin për presionin qe po u behet kritikëve të Vuçiç njësoj si kritikët e Putin në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar

Presidenti iranian Masoud Pesekian njoftoi të hënën, se, pas heqjes së sanksioneve mbi naftën dhe petrokimikatet si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara,...
13:10 | 29/06/2026

U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha se aktualisht nuk ka ndërmend të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë nga “ekipet teknike” në Katar këtë...
12:38 | 29/06/2026

Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë

Një oficer policie i Virxhinias dhe një grup të huajsh ndihmuan në shpëtimin e një gruaje të bllokuar në makinën e saj në një gropë...
11:37 | 29/06/2026