29 Nëntori në Shkodër, reagon ish-kryebashkiaku Bardh Spahia

29 Nëntor 2023 | 17:36

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar pas ceremonive të mbajtura sot në këtë qytet për festën e Çlirimit më 29 Nëntor, për herë të parë që nga rënia e komunizmit.

Përmes një statusi të gjatë në faqen e vet në Facebook, Spahiu i cilëson përdhosje dhe shkelje mbi vuajtjet e të persekutuarve, ceremonitë e organizuara nga pushteti lokal, që sipas tij u mor me dhunë në 14 maj.

“Mbasi i vërsulën bandat dhe gjithë dhunën shtetërore qytetit me regji dhe mbështetje të Ramës, sot përdhoset dhe shkelet mbi vuajtjet e qytetit më të persekuatuar, qytetit me numrin më të madh të burgjeve politike, qytetit me 601 të pushkatuar, 61 klerikë të vrarë, 136 të vdekur në tortura, 2890 të burgosur e 1924 të internuar, duke nderuar me grusht dhe duke risjellë simbolet komuniste, e gjitha në prezencë dhe orkestrim të “përfaqësuesve” të atij pushtetit lokal i cili u vodh dhe u mor me dhunë, e që nuk e lidh asgjë me vlerat e Shkodrës e shkodranëve por i shërben krimit dhe babëzisë së pushtetit me servilizmin që e karakterizon.

Pse gjithë kjo urrejtje çnjerëzore ndaj vuajtjeve të njerëzve, intelektualëve dhe patriotëve të mirë dhe guximtarë ndaj të cilëve duhej të shprehej së paku ndjeshmëri, se nuk po pretendoj mirënjohje nga të paditurit të pa moralshmit dhe servilët që sot drejtojnë Shkodrën dhe Shqipërinë?

Sepse këta janë krejt e kundërta e kulturës, dijes apo fisnikërisë. Nuk ke gram dinjiteti e morali në shpirt nëse nuk ndjen të paktën keqardhje njerëzore për vuajtjet e njerëzve apo bashkëqytetarëve të tu”, shkruan mes të tjerash Spahia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026