Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare futbollisti në Gjermani

29 Nëntor 2023 | 17:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, në Gjermani, me anësorin e sulmit Agyemang Diawusie, të skuadrës së Kategorisë së Tretës, Regensburg, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas problemeve me frymëmarrjen.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane, ndërsa në reagim shkruhej se ai ka ndërruar jetë për “shkaqe natyrore”.

Ndeshja e tij e fundit ishte më 4 nëntor kundër Mynihut 1860, ku ai u zëvendësua në minutën e 39 pasi kishte probleme në frymëmarrje.

“Këtë martë, Jahn Regensburg mori lajmin e tmerrshëm se futbollisti ynë Agyemang Diaëusie ka ndërruar jetë. Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje”, – shkroi klubi gjerman për ngjarjen e rëndë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026