Gara zgjedhore e 25 prillit, Fidel Ylli i sigurt: PS-ja merr mbi 50 % të mandateve

24 Shkurt 2021 | 18:31

Qarku i Tiranës do vazhdojë të jetë edhe fushë-beteja më e nxehtë për zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë qark do jenë në lojë 36 mandate dhe gara mes forcave politike pritet të jetë e ashpër.

Për këtë arsye edhe forcat politike, kryesisht PS-ja ka përqendruar disa prej figurave më të rëndësishme në Tiranë. Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, thotë se Tirana është qarku, i cili do të bëjë dallimin e madh në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të prillit.

“Nuk mund ta mohojmë se Tirana është një qark shumë i rëndësishëm për PS. Duke qenë se është kaq i rëndësishëm edhe forcat janë përqendruar këtu. Tirana është  ajo që do bëjë ndryshimin e madh. Vështirësia për ne do të jetë qarku si Shkodra, Dibra, Lezha, dhe ne besojmë se edhe në këto bashki do të dalim fitues”, tha ai.

Përballë gazetares Bruna Çifligu në Euronews Albania, deputeti Ylli shprehet se PS-ja do të marrë dy mandate deputeti më shumë në Tiranë, në krahasim me zgjedhjet e 2017.

“Ne do të marrim dy mandate më shumë se në  2017 dhe mendoj se është e mundur se Tirana ka bërë një ndryshim shumë të madh. Qytetarët janë aq të mençur sa të bëjmë dallimin për sa i përket shërbimeve që kanë”,  shtoi ai.

Ai u shpreh se Partia Socialiste ka programin e saj në këto zgjedhje dhe sipas tij objektivi kryesor është vijimi reformave të nisura,mes tyre ajo e drejtësisë.

“Ne kemi një program dhe programi ynë është vazhdimi i reformave. Po vazhdojnë reformat, e fundit është reforma në drejtësi, e cila është shumë e rëndësishme që t’i hapë rrugë drejtësisë dhe unë gjykoj se kjo është ende e papërfunduar”, shtoi deputeti i PS-së.

Teksa kritikoi kampin kundërshtar dhe liderin e PD-së, deputeti Fidel Ylli tha se Partia Socialiste do të arrijë që në këtë zgjedhje të sigurojë mbi 50 % të mandateve në Kuvend.

“Basha është i pabesueshëm dhe po të shikosh i gjithë grupi opozitar që i është bashkuar PD janë të gjithë njerëz të konsumuar, që janë provuar në detyrat e tyre që kanë pasur. Prandaj, PS nuk kërkon bishta, por kërkon e vetme të provohet. Përsëri do jetë forcë e parë dhe do të marrë mbi 50% të mandateve”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Beteja politike në Tiranë, PS tërheq disa prej figurave të saj në qarkun më të madh të vendit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026