Zjarri në azilin në Fier, gazetari: Vetëm 2 apo 3 familjarë erdhën për të moshuarit
Korrespodenti i Euronews në Fier, Mariglen Bita, është shprehur se vetëm 2-3 të moshuarve u erdhën familjarët për rënies së zjarrit në azil.
Komentet Bita i bëri përmes një lidhjeje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se një kategori e madhe e personave të moshës së tretë jetojnë të vetmuar, për shkak të emigracionit të familjarëve të tyre.
Ai tha gjithashtu se pas zjarrit, rreth 16 të moshuar u transportuan në Spitalin e Fierit, për të marrë trajtim, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen.
“Kanë qenë 16 të moshuar që kanë shkuar të marrin ndihmën e parë shëndetësore në Spitalin e Fierit, pas problemeve me frymëmarrjen. Të gjithë të moshuarit janë hequr nga shtëpia e të moshuarve, një pjesë janë dërguar në një ambient të përshtatshëm.
Subashi ka premtuar që brenda 1 apo 2 ditësh shtëpia të kthehet në gjendjen e mëparshme, pasi dëmet nuk kanë qenë të mëdha. Në dijeninë time kanë qenë vetëm 2-3 raste që i kanë ardhur familjarët, pra që të kalonin 2-3 ditë së bashku me ta, deri në restaurimin e godinës.
Zjarri në azil shërbeu jo vetëm për të kthyer në vëmendje jo vetëm problematikat për mbrojtjen nga zjarri, por edhe faktin që kemi një kategori njerëzish të moshës së tretë të vetmuar për shkak të emigracionit”, është shprehur gazetari Bita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur