Vrasja e gruas në Kosovë, Policia zbardh ngjarjen: Si u ekzekutua në sy të fëmijëve
Të tjera detaje kanë dalë mbi vrasjen e gruas së këshilltarit të Behxhet Pacollit, Liridona Murselit.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se viktima në momentin e incidentit ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në makinë.
Sipas policisë, një person i panjohur dhe i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri, ku mbeti e vrarë e reja.
Po ashtu, policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec