Bylykbashi nuk konsideron rivalë Topallin dhe Patozin, tregon arsyen pse opozita doli me dy lista

25 Shkurt 2021 | 06:44

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha për Euronews Albania se me “Aleancën për Ndryshim” pritet që qeveria e Edi Ramës të largohet.

Sipas tij, kryeministri aktual ka ngelur “vetëm me kriminelët” dhe të gjitha partitë e tjera janë bërë bashkë për të sjellë ndryshimin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sa i takon prezencës së figurës së Bamir Topit por jo të Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit, Bylykbashi pohoi se ftesa ka qenë e hapur.

[
cite_header=Qëllimi ynë është rrëzimi i Edi Ramës. Kushdo që i bashkohet këtij qëllimi ishte i mirëpritur ndërkohë secili bën llogaritë e tij dhe ata që mendojnë që mundet të garojnë të vetëm është vendimi i tyre.
cite_author=Oerd Bylykbashi
cite_description=Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike
]

Dalja e Topallit dhe Patozit në parti më vete, si dy figura që kanë pasur rëndësi të madhe për Partinë Demokratike, sipas Bylykbashit nuk do të ndikojë aspak në rezultatin e zgjedhjeve.

Pyetur nga gazetarja Mulaj se pse Lëvizja Socialiste për Integrim doli në një listë më vete, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh se po shqyrtohet me kujdes çdo lloj taktike elektorale që bën të mundur maksimalizimin e votës për opozitën dhe rezultatin. 

[
cite_header=Në gjykimin tonë prezenca me dy lista të opozitës bën të mundur maksimalizimin e votës. Ne do të kemi mundësi të kemi më shumë kandidat në terren të cilët mbledhin më shumë vota dhe kjo do të na japë edhe fitoren.
cite_author=Oerd Bylykbashi
cite_description=Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike
]

Ndërkaq, sipas Bylykbashit, ironia që Edi Rama bën me partitë e vogla është sepse ai nuk pranon dot pluralizmin politik.

 

Lexoni gjithashtu: 

Bumçi: PD-LSI me dy lista të ndryshme për të maksimizuar votat, por do garojmë bashkë në disa qarqe

Bushati zbulon ‘përçarjen’ PD-LSI, Haxhiu bën parashikim të fortë për 25 prillin

Beteja zgjedhore në Tiranë, Aldo Bumçi bën llogaritë: Mandatet tona do jenë ndjeshëm mbi PS

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026