“9 mln euro minus për çdo muaj”/Eksportuesit në krizë, kursi valutor dëmton bizneset

30 Nëntor 2023 | 17:06

Rënia e fortë e euros në tregun valutor shqiptar ka zhytur në krizë bizneset fasone. Ata thonë se sektori veshjeve dhe këpucëve po humb 9 mln euro çdo muaj.

Sektori i veshjeve dhe këpucëve që përbëjnë rreth 38% të eksporteve shqiptare, po përballet me vështirësi.

Për shoqatën Pro-Eksport Albania, e cila përfaqëson 840 biznese vendase me 75 mijë të punësuar, humbjet janë rreth 9 milion euro në muaj, të krijuara këto nga rënia e euros në tregun valutor.

Edhe masat e marra nga institucionet për zbutjen e krizës që ka prekur këtë sektor, janë të pamjaftueshme e për pasojë mundësitë për të operuar në në këtë treg sipas shoqatës po ulen.

Fasonët kanë dërguar vazhdimisht letra në qeveri, me propozime konkrete, por nuk kanë gjetur zgjidhje për të zhvilluar biznesin me pozita më konkurruese.

Euro është dobësuar ndjeshëm këtë vit përballë lekut, e madje në disa prej muajve të vitit si korrik-gushti apo nëntori, ajo është këmbyer në nivele të ulëta historike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026