FOTO| Ky është autori i vrasjes në Laknas

30 Nëntor 2023 | 18:52

Maliq Marku ka qëlluar me armë Shefqet Hasën këtë të enjte në Laknas. Ngjarja e cila përfundoi në tragjedi, me vdekjen e Hasës, erdhi pas një konflikti për kanalin e ujërave të zeza.

Euronews Albania ka mundur të sigurojë foton e autorit të arrestuar nga policia.

Ky i fundit kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte kërkuar që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur më parë nga banorët. Viktima, së bashku me disa banorë të tjerë të zonës e kanë kundërshtuar e për pasojë, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës, ku ka pasur dhe një të plagosur, Besim Keça, 23 vjeç.

Marku e ka qëlluar 4 herë Hasën në derën e shtëpisë së tij dhe 2 herë Keçën.

Në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026