Ylli Manjani thirrje Ramës: Respekto Greqinë urgjentisht, do biesh nga pushteti
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se çështja Beleri do përdoret si kazus nga Bashkimi Evropian se diçka nuk shkon me Shqipërinë në sistemin e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Kjo, sipas tij pas BE funksionin me standarde jo me ato që i cilësoi përralla ballkanike.
“Nëse Shqipëria do të jetë si Eevropa duhen respektuar ato kushte si gjithë Evropa. S’ka nevojë që të na e thotë Greqia që sistemi i të drejtës ka kolapsur, që kushtetuta ka rënë në koshin e plehrave. Pse çuditet me Greqinë, ne na ka vënë Gjermania 9 kushte. Se kështu funksionon në BE, ndaj është e bukur Evropa se të imponon standard sjelljeje dhe jo përrallka ballkanike, kam mik këtë, kam mik ambasadorin amerikan. Bie urgjent nga pushteti! S’jam dakord me Ramën që ka vetëm fjalë dhe s’bën asnjë punë për Shqipërinë evropiane. Rasti i Belerit do përdoret si kazus nga BE për të treguar se Shqipëria nuk është aty ku duhet të jetë me respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset