Basha takim me studentë: Integrimi në BE, interesi më i lartë kombëtar për PD

1 Dhjetor 2023 | 12:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të premte një bashkëbisedim me studente dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, ku iu parashtroi atyre projektin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, për të ndërtuar të ardhmen që të rinjtë meritojnë, këtu në vendin e tyre.

Në fjalën e tij Basha theksoi se PD është një forcë politike që e konsideron futjen e Shqipërisë në BE si interesin më të lartë të vendit.

“Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën. Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian. Dhe në kuadër të kësaj kemi edhe këto propozime. Në fund të fundit, çfarë janë? Plotësimi i kritereve të Bashkimt Europian për kapitujt e rendit dhe sigurisë dhe të drejtësisë, të konkurrencës, të drejtave politike, luftës kundër korrupsionit. Si mund të na ndihmoni? Me angazhim politik.”, – u shpreh Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit

\Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, i zhvilluar këtë të...
10:15 | 27/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026