Ambasadorja Yuri Kim takon Bashën: Dëgjova programin ekonomik të PD dhe aleatëve të saj

25 Shkurt 2021 | 14:02

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar këtë të enjte një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Me një shënim në Twitter, kryediplomatja thotë se me z. Basha ka diskutuar për programin ekonomik të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

“Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj”, shkruan ambasadorja Kim.

Ajo thotë se SHBA–ja pret nga partitë politike që në listat e kandidatëve për deputetë të përfshihen persona, të cilët nuk kanë probleme me ligjin.

“Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra. Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit”, shkruan ambasadorja.

Lexoni gjithashtu: 

Lulzim Basha zbardh detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026