Shqiptarët më pozitivë me BE se çdo vend tjetër në Europë, gjetjet e Barometrit
Qytetarët shqiptarë kryesojnë listën e vendeve më pozitive ndaj BE-së krahasuar me çdo vend tjetër europian dhe të rajonit.
Gjetjet e fundit të Barometrit konfirmojnë europozitivitetin e qytetarëve shqiptarë, që edhe këtë herë janë shprehur maksimalisht pozitiv kur janë pyetur për mendimin që kanë për Unionin.
85 përqind e shqiptarëve janë pozitivë dhe shumë pozitivë ndërkohë që negativë dhe shumë negativë e kanë mendimin vetëm 10 përqind e tyre.

Sa i përket krahasimit me vendet e tjera europiane sipas sondazheve të tjera që kanë matur pozitivitetin ndaj BE, rezulton se Polonia është 87 përqind pozitive, Shqipëria 85 përqind, e ndjekur nga Suedia dhe Gjermania me mbi 70 përqind. Më pas Spanja dhe Italia me më pak se 70 përqind, deri tek Serbia me nivelin më të ulët, me 34 përqind.

Edhe në krahasim me vendet jashtë Bashkimit Europian që aspirojne të jenë anëtare te unionit e që janë në pritje të kalimit të fazave të ndryshme të përafrimit me të, Shqipëria lë pas Kosovën me 66 përqind pozitivitet për BE, Malin e Zi me 60 përqind, Bosnjën me 52 përqind dhe Maqedoninë e Veriut me 50 përqind.

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025