Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë të premten, thonë zyrtarët

1 Dhjetor 2023 | 20:47

Bombardimet izraelite në shtëpitë dhe ndërtesat e Rripit të Gazës kanë vrarë rreth 100 njerëz, sipas zyrtarëve shëndetësorë në këtë enklavë, pasi luftimet rifilluan të premten pak minuta pasi skadoi marrëveshja e armëpushimit.

Izraeli e ka akuzuar Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – për shkeljen e armëpushimit, derisa Hamasi e ka akuzuar Izraelin, duke thënë se ai nuk i pranoi ofertat për lirimin e më shumë pengjeve.

Katari, ndërmjetësuesi i tyre, tha se përpjekjet po vazhdojnë për ta ripërtërirë armëpushimin, sipas të cilit Izraeli i pati ndërprerë shumicën e veprimeve ushtarake në Gazë dhe liroi të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe adoleshentë, në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Mbi 100 pengje u liruan gjatë armëpushimit njëjavor, shumica e të cilëve dukeshin mirë fizikisht por të tronditur.

Izraeli thotë se 115 burra, 20 gra dhe dy fëmijë janë ende duke u mbajtur rob në Gazë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision

Kanadaja do t’i bashkohet konkursit të këngës në Eurovision vitin e ardhshëm, duke u bërë pjesëmarrësja e parë e re që nga Australia në vitin 2015. Pjesëmarrja...
16:45 | 01/07/2026

Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se përpjekjet për denuklearizimin e Iranit po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa bisedimet mes...
16:42 | 01/07/2026

WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit

WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat e tyre të telefonit. Platforma e mesazheve e përshkruan veçorinë...
16:31 | 01/07/2026