Egro: Qeveria e MB i hodhi “benzinë zjarrit”, u krijua tablo e errët për Shqipërinë

1 Dhjetor 2023 | 21:12

Gazetari Franko Egro është shprehur se Britania e Madhe duhet të ishte një vend shumë më afër Shqipërisë në perceptimin e qytetarëve, sesa Franca.

Komentet Egro i bëri në Euroneës Albania, ku komentoi sondazhin e publikuar nga “Barometri” për vendet mike dhe armike të Shqipërisë.

Ai tha se qeveria britanike i ka hedhur “benzinë zjarrit” me komentet për shqiptarët dhe politikat e emigracionit, por shprehu bindjen se e gjithë kjo “tymnajë” kundër bashkëkombasve tanë do të shuhet shpejt.

“Fakti që qeveria britanike konservatore që po e ndjen veten keq në sondazhet e brendshme, i hedh benzinë zjarrit për të fituar capital politik. Sepse kjo ishte edhe një nga arsyet e Brexit. Me këtë ridimensionim të Shqipërisë në sytë e Britanisë, përsa i përket turizmit, përsa i përket sportit, ajo energji që qarkullon në The Guardian etj. Besoj që kjo tablo e errët që u krijua do të pastrohet shumë shpejt. Sepse unë mendoj se Shqipëria do të jetë shumë më lartë se Franca si mike e shqiptarëve”, u shpreh Egro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025