Izraeli fajëson Hamasin për mbarimin e armëpushimit: S’ishin të gatshëm ta vazhdonin
Mundësia e zgjatjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit u prish pasi grupi militant nuk pranoi t’u japë izraelitëve emrat e grave dhe fëmijëve të rrëmbyer tha ish-ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.
Sipas CNN, Danon tha se Hamasi nuk ishte i gatshëm që ta vazhdonte marrëveshjen e armëpushimit dhe zgjodhi ta ndalte atë.
“Ata nuk ishin të gatshëm të na dërgonin emrat e grave dhe fëmijëve. Është për të ardhur keq. Ne rifillojmë luftën”, -tha ai.
Danon mohoi pretendimet se qeveria izraelite ishte në dijeni për sulmin e Hamasit një vit përpara se të ndodhte.
“E dinim për qëllimin e Hamasit për të pushtuar Izraelin, por nuk e dinim se kur do të ndodhte. Kemi kaq shumë kërcënime në Izrael”, tha ai.
Lufta midis Hamasit dhe Izraelit rinisi të premten, pasi shteti izraelit tha se Hamasi theu armëpushimin shtatëditor të rëndë dakord, fillimisht duke sulmuar Izraelin me raketa.
Ndërsa, Hamasi akuzoi Izraelin se “refuzoi të gjitha ofertat” për ta zgjatur marrëveshjen e armëpushimit, pretendim ky që u hodh poshtë nga Izraeli.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë