Vrasjet në Jeruzlem, Hamasi merr përgjëgjësinë: Përgjigje ndaj krimeve izraelite

30 Nëntor 2023 | 13:14

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku u vranë tre persona dhe u plagosën 16 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë në Telegram, Hamasi vlerësoi krahun e tij ushtarak, Brigadat Al Qassam, për atë që ata e quajtën “operacionin heroik të Jeruzalemit”.

Po ashtu Hamasi tha se sulmuesit ishin Murad Muhamed Nimr, 38 vjeç dhe Ibrahim Muhammad Nimr, 30 vjeç.

Policia izraelite më herët tha se të dy sulmuesit u vranë në vendngjarje, pa i përmendur emrat e tyre.

“Ndërsa nderojmë dëshmorët tanë muxhahidë, ne konfirmojmë se ky operacion erdhi si një përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të paprecedentë të okupimit, duke përfshirë masakrat brutale në Rripin e Gazës dhe vrasjen e fëmijëve në Jenin, dhe shkeljet e përhapura ndaj të cilave të burgosurit tanë janë të ekspozuar në burgjet e okupimit”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Hamasi përsëriti thirrjet e tij për “përshkallëzimin e rezistencës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e...
21:28 | 20/07/2026

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se...
20:18 | 20/07/2026