FOTO| Pjesëtar i FSK-së, kush është i arrestuari i 3 për vrasjen e Liridonës
Mes tre të arrestuarve për vrasjen e Liridona Murselit ishte edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim KokAlla i cili është edhe pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me bashkëshortin e viktimës dhe ekzekutorin Granit Plava.
Në pranga është vënë, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili kishte paguar me 15 mijë euro autorin, Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen, ndërsa i kishte premtuar këtij të fundit edhe 15 mijë euro të tjera.
Vëllai i të arrestuarit të tretë, Kanon Kokalla, ka reaguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë duke thënë se “Jemi të shokuar! Ne jemi rritur me Liridonën”, ndërsa ka pretenduar se vëllai i tij, Kushtrimi ka qenë në shtëpi mbrëmjen e ngjarjes.

Ende nuk dihen arsyet që e shtynë Naim Murselin të merrte këtë akt ekstrem e të planifikonte vrasjen e gruas së tij, në sy të fëmijëve.
Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje. Ku Naim Murseli pretendoi se disa persona i kanë dalë përpara makinës për t’i grabitur, ndërsa ky i fundit ka marrë dy fëmijët dhe është larguar, ndërsa autorët kanë qëlluar mbi gruan e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha