Vrasja e Liridonës/ Reagon kreu i OSBE-së në Kosovë: Rast brutal i femicidit
Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë.
Ai në lidhje me ngjarjen tha se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.
“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.
Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa ditën e djeshme u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj.
Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, këshilltar i ish-presidentit të kosovës Behgjet Pacolli, ka pranuar se e ka porositur ai vrasjen e Liridonës e për këtë ka paguar 15 mijë euro, ndërsa i kishte premtuar vrasësit se pas ekzekutimit do i jepte edhe15 mijë euro të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë