Gazetari Sejamini: Për aq kohë sa udhëheqësit do jenë gjatë në media, popullariteti i tyre do ulet
Gazetari Neritan Sejamini i pranishëm në “Barometri Politik” në Euronews Albania thotë se për aq kohë se drejtuesit e partive qëndrojnë me orë të tëra në media, popullariteti i tyre do të marrë trajektore rënëse.
“Udhëheqësit partiakë janë gjithmonë në media. Unë e pres që ky popullaritet të do të vazhdojë të ulet sepse ata falsin vazhdimisht, është lodhje. Po të shikosh mënyrën sesi bëhet fushatë në Shqipëri, del udhëheqësi dhe bën fushatë me orë të tëra dhe transmetohet nga të gjithë televizionet, tipike shqiptare”, tha ai.
Ai thotë se ky tregues rënës është vënë re edhe tek sondazhet e mëparshme. Sipas tij, qytetarët janë të lodhur përgjithësisht nga drejtuesit e partive politike.
“Edhe nga sondazhet të tjera që konfirmojnë këtë gjë, ka një lodhje me udhëheqësit, duken arrogantë dhe të shkëputur nga publiku”, shtoi Sejamini.
Sondazhi i dytë i Euronews Albania dhe MRB, tregon se popullariteti për kreun e PS-së, Edi Rama dhe drejtuesen e së LSI-së Monika Kryemadhi ka shënuar rënie në perceptimin publik, ndërsa e kundërta ka ndodhur me liderin e PD-së Lulzim Bashën.
Lexoni gjithashtu:
Bie popullariteti i Ramës dhe Kryemadhit, rritet mbështetja për Bashën
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat