Kulla tjetër e Italisë që po përkulet si ajo e Pizës, struktura 47 metra e lartë
Një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet përpara njësoj si simotra në Piza, është izoluar nga autoritetet nga frika se mund të shembet.
Autoritetet kanë nisur ndërtimin e një barriere të lartë 5 metra përreth kullës Garizenda, e cila daton që në shekullin e 12-të, për të frenuar pjesët e saj në rast se rrëzohet.
Kulla është e gjatë 47 metra, ka një bazë katërkëndore dhe monitorimet kanë konstatuar se ajo po lëviz në drejtimin e animit.
Këshilli bashkiak i qytetit ka deklaruar se situata është tej mase kritike. Garizenda është një nga dy kullat që dominojnë horizontin e Bolonjës.
Kulla tjetër, Azineli, është edhe më e lartë dhe po ashtu përkulet, por jo aq dramatikisht dhe është e hapur për turistët.
Strukturat u ndërtuan mes viteve 1 mijë e 109 dhe 1 mijë e 119, edhe pse lartësia e Garizendës u reduktua në shekullin e katërmbëdhjetë, për shkak se kishte nisur të përkulej.
Objekti në fjalë përmendet edhe në poemën e Dante Aligerit, “Komedia Hyjnore”, që përfundoi në vitin 1 mijë e 321.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës