Arrestohet për dhunë në familje, drejtori i burgut të Fushë-Krujës
3 Dhjetor 2023 |
09:13
Kreu i burgut të Fushë-Krujës është vënë në pranga me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.
Përmes një njoftimi të policisë së Pogradecit bëhet me dije se u arrestua në flagranë Durim Troka, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Lajme të Sugjeruara
Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e dyshuara të parave brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në dosjen ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila...
Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit
Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të martë në qytetin e Elbasanit. Aksidenti u regjistrua pranë...
Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime
Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve vlonjatë dhe veçanërisht pensionistët janë të privuar nga e drejta për të bërë pushime. Kjo jo nga mungesa e...
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)
- 14:52 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
- 14:52 Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje