Marshim në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademajt, i bashkohet ambasadori i Kosovës

3 Dhjetor 2023 | 12:07

Para ambasadës së Kosovë në Tiranë është zhvilluar një marshim kundër femicidit, nisur nga rasti i rëndë i vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë.

Skënder Durmishi, ambasador i Kosovës në Shqipëri i është bashkuar marshimit protestë të organizuar nga shoqëria civile.

“Dola t’ju takoj para derës së ambasadës dhe t’ju falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën. Nisma juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për çdo grua të dhunuar dhe për çdo shkelje të ligjit. Ashtu si edhe ju kërkoj që drejtësia të vihet në vend”, tha ambasadori.

Liridona Ademaj u vra 3 ditë më parë nga vrasës të paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili fillimisht e denoncoi ngjarjen si grabitje të armatosur. Hetimet zbuluan se ai kishte paguar me 30 mijë euro 2 persona që të vrisnin nënë e dy fëmijëve të tij, në praninë e këtyre të fundit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026