Rimbursimi i faturave të COVID, Basha: Do të kompensohen të gjitha shpenzimet e të sëmurëve
Në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Rama se ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe nuk po u vjen në ndihmë qytetareve që po zhyten në borxhe për shkak të kostove të larta të trajtimit të COVID-19.
“Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka, absolutisht gjithçka që borxhi në të cilin ju ka zhytur papërgjegjshmëria e qeverisë së Edi Ramës mos të jetë një gurë në qafën tuaj, por të mundohemi t’u lehtësojmë sa më shumë dhe për këtë po punojmë për një skemë të cilët të jemi në gjendje ta vëmë në veprim pas 25 prillit. Ndaj dokumentoni çdo shpenzim real, të cilën kjo qeveri nuk e rimburson duke iu zhytur në greminën e falimentimit personal financiar dhe i drejtohen në veçanti familjeve shqiptare”, u shpreh Basha.
Mjekët e pranishëm kanë sjellë një panoramë të situatës në vend, e cila eshët mjaft shqetësuese, nisur dhe nga rritja e rasteve dhe vdekshmëria në nivele rekord.
Basha tha se pas 25 prillit qeveria e dalë nga zgjedhjet do të rrisë testimet dhe gjithë financat do t’i kalojë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset për ruajtjen e shëndetet dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Lexoni gjithashtu:
COVID-19, shënohet numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme