Nis dueli Tirana-Partizani, ndizet atmosfera në “Air Albania”

3 Dhjetor 2023 | 19:16

Derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Të dy ekipet vijnë me mungesa në këtë takim.

Ndërkohë siç shihet nga fotot e siguruar nga Euroneës Albania, stadiumi është mbushur me tym për shkak të tymuesve që kanë hedhur tifozët.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani.

Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Qirko, Antanaskovski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsuka.

Trajner: Arbër Abilaliaj

Vlen të theksohet se “lufta” ka nisur që para fillimit të sfidës në “Air Albania”, me atmosferën e ndezur me koret dhe thirrjet e tifozëve të të dy ekipeve.

Ultrasit e Tiranës, pak minuta para fillimit të duelit kanë hapur një shall të rivalëve të Partizanit dhe më pas i kanë vënë flakën atij në mënyrë demonstrative.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026