Pas disa shtyrjeve, nis regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi
Në Mal të Zi, të dielën, nisi regjistrimi i popullsisë, pas shtyrjes së disa herë të datës së parashikuar, pas kërkesës së partive opozitare në vend.
Sipas njoftimeve të mëparshme, regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi duhet të kishte më 1 tetor dhe më 30 nëntor, por kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç ofroi shtyrjen e tij për disa kohë, pasi partia opozitare, Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanovç, kërkoi plotësimet e të gjitha kushteve të parashikuara në marrëveshjen e firmosur mes opozitës dhe kryeministrit, për regjistrimin e popullsisë.
“Ka momente, vendime dhe veprime përmes të cilave ne maturohemi si shoqëri. Vendimet e opozitës dhe qëndrimi i unifikuar për të, është një hap në atë drejtim, është dëshmi se një vetëdije e re politike në të cilën interesi i shoqërisë dhe shtetit është mbi gjithçka tjetër”, tha me këtë rast zoti Spajiç.
Gjatë ditës së sotme, Administrata e Statistikave të Malit të Zi njoftoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë.
Monstat u bëri thirrje qytetarëve që “të hapin derën për regjistruesit” dhe bëri thirrje që “të përmbahen nga deklaratat që nuk ndihmojnë në qetësimin e tensioneve”.
Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, sipas analistëve është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike, të pro-malazezëve dhe të atyre pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë, që nisi sot, mund të përmbysë strukturën kombëtare të popullsisë në shtetin e vogël ballkanik.
Edhe në raportin e Komisionit Europian, u theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Mal të Zi kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhet me etninë, fenë dhe gjuhën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër