Zgjedhjet për kryetar të LDK-së, Kryesia vendos që Kuvendi Zgjedhor të mbahet më 14 mars

26 Shkurt 2021 | 09:45

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri, më 14 mars të këtij vitit.

Kjo është bërë e ditur nga sekretari organizativ i kësaj partie,  Arban Abrashi.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Po ashtu Abrashi tha se ditët në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK-së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar.

Korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë, Jeton Musliu tha se vetëm një kandidaturë është zyrtare, ajo e Anton Qunit, aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili e bëri publike kandidaturën e tij.

Ndër emrat që po përfliten siç tregoi dhe Musliu është ai i Lutfi Hazirit, aktualisht nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe i Kujtim Shalës, një prej akademikëve më të shquar në Kosovë.

 

Lexoni gjithashtu: 

”Zyrtarë të Shqipërisë marrin mjekimin anti-COVID në Prizren”, mjeku Avdaj tregon detajet

Dhunohet gazetari, tre persona sulmojnë fizikisht Visar Duriqin, i thyejnë hundën e dhëmbët

Infektohen mësues e nxënës, pandemia godet edhe arsimin në Kosovë por mësimi vazhdon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026