RMV, 55 vite burg për përgjimet e paligjshme, dënohen edhe ish-ministrja dhe ish-shefi i shërbimit sekret
Gjykata Penale në Shkup ka vendosur të dënojë me 55 vite burg dhe 10 vite dënime me kusht 11 të akuzuarit për përgjimet e paligjshme, mes të cilëve ish-shefin e shërbimit sekret dhe ish-ministren e Brendshme.
Në vendimin e dhënë të premten, gjykata dënoi me 12 vite burg Sasho Mijalkkovin, i cili pati drejtuar shërbimet e inteligjencës në periudhën 2008-2015, kohë gjatë së cilës u zbulua skandali i përgjimit të paligjshëm të rreth 20 mijë qytetarëve, mes të cilëve edhe grupet e opozitës.
Mijallkov u cilësua si organizator i përgjimeve në skandalin e njohur si “Target-Fortesa”. Ndërkohë ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska u dënua me 4 vite burg, me akuzën e shkatërrimit të pajisjeve me të cilat është bërë përgjimi, kjo në mënyrë që të mbuloheshin gjurmët.
Dy ish-agjentë të shërbimit sekret, që po-ashtu ishin në listën e të akuzuarve, gjenden në arrati në Greqi sepse shteti grek nuk pranon ekstradimin e tyre, por gjykata i dënoi ata në mungesë.
Goran Grujovski u dënua me 15 vite burg, dhe po aq burg mori edhe bashkëpunëtori i tij me të cilin është arratisur, Nikolla Boshkovski.
Për shtatë të akuzuarit e tjerë që janë të përfshirë si bashkëpunëtorë gjatë përgjimeve, janë dhënë dënime me nga 1 deri në 6 vite burg.
Lexoni gjithashtu:
Dorëzohet Mijallkov: Kisha simptoma të Covid, s’e dija se po më kërkonin
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta