Kaosi në Kuvend, Bardhi: Opozita nuk do tërhiqet, mazhoranca t’i kthehet arsyes

4 Dhjetor 2023 | 10:44

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha në një komunikim për mediat pas mbylljes së seancës të së hënës se aksioni i opozitës do vijojë.

Bardhi u shpreh se opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zbatimi i Kushtetutës për të drejtat kushtetuese të opozitës për të ngritur komisione hetimore.

“Opozitës po i mohohet e drejta për të pasur përfaqësues të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shqiptarëve s’do iu jepet mundësi që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të kenë zgjedhje të ndershme. Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh. Ajo që patë sot ishte vijim i aksionit tonë për të mos lejuar dhe deputetët e PS që të punojnë në mënyrë normale. Sot në Kuvend jemi përballur me rrethimin nga forcat e sigurisë, u rrethuam me forca sigurie. Kjo godinë dhe kjo sallë ka humbur misionin e vetë dhe të përfaqësimit të qytetarëve, por është pushtuar nga forcat e sigurisë. Ne do të vazhdojmë që qëndrojmë në këtë aksion. Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, pasi do të thotë që të pranojmë rënien e shtetit të shtetit të së drejtës. Apeli im për mazhorancës është që në vend të forcës, të fusë në punë arsyen dhe logjikën”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026