Napoli i pafuqishëm ndaj Interit, zikaltrit regjistrojnë fitoren e 11-të
Interi vijon udhëheqjen e kampionatit italian, ndërsa fitorja e radhës ishte ajo ndaj Napolit. Zikaltrit zhvilluan një paraqitje pozitive, ndërsa triumfuan duke mos shpenzuar shumë energji. Tentativat e napoletanëve zgjatën vetëm pak çaste, ndërsa do të ishte Calhanoglu që do të zhbllokonte rezultatin me një supergol në minutën e 44’.
Fraksioni i parë do të mbyllej me avantazhin e një goli nga zikaltrit, ndërsa edhe në të dytin u treguan më kërkues. Në minutën e 61’ Barella vallëzoi në zonën napoletane duke mposhtur Meret për 0-2. 5 minuta para fundit do të vinte dhe goli që vulosi rezultatin 03 me autor Marcus Thuram, i cili mori një pasim të bukur nga Kuadrado dhe e ndali sferën në rrjetë. Me këtë fitore Interi qëndron në krye, me dy pikë më tepër se ndjekësit më të afërt, Juventus.
Të dielën fitore regjistroi dhe Roma, e cila përmbysi Sassuolon në transfertë. Vendësit shënuan të parët me Henrique, ndërsa më pas do të ishin kryeqytetasit të cilët në pjesën e dytë do të kthenin gjithcka në favor të tyre. Dybala në të 76’ dhe Kristensen 6 minuta më pas sollën fitoren për ekipin e Mourinhos duke parakaluar Napolin në renditje. Në sfidat e tjera, Fiorentina mposhti Salernitanën, Lecce barazoi me Bolognan, ndërsa Udinese me Veronën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk