“Na tha se ishte sëmurë”- Këshilltari i Pacollit: Si na u afrua Murseli, kërkoi punë

4 Dhjetor 2023 | 16:44

Jetlir Zymberaj, këshilltari i Bexhet Pacollit, ka treguar në një intervistë për Euronews Albania, mënyrën e njohjes së ish-presidentit me Naim Murselin, personin që organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Zymberaj nënvizoi se Murseli nuk ishte bashkëpunëtor i afërt i Pacollit, por as këshilltar i tij i ngushtë.

Ai rrëfeu tha se Murseli i është afruar vetë ekipit të zotit Pacolli, duke u prezantuar në fushatë zgjedhore dhe duke kërkuar ndihmë për një problem shëndetësor që kishte.

Sipas tij, vrasësi pasi mori ndihmën nga fondacioni i zotit Pacolli kërkoi dhe një vend pune të merrej me rrjete sociale, ku do të shpaloste aftësitë në IT, si një lloj falenderimi për ndihmën e dhënë.

“Në atë kohë ky djali që realisht po hezitoj t’ia them emrin, është afruar vetë, është prezantuar në fushatën zgjedhore dhe ka shfaqur brengën e tij për një sëmundje që ka pasur në atë kohë dhe ka kërkuar ndihmën e zotit Pacolli. Siç e dini ne kemi dhe një fonacion që ndihmojmë raste të tilla dhe kështu ka filluar raporti jonë me të. Pas atij rasti është afruar te ne duke kërkuar që ta bëjë një farë shpagimi, duke i ofruar një vend pune që të shpalosë aftësitë e tij në internet. Është vetëofruar për të dhënë kontributin e tij në rrjete sociale dhe këtu ka filluar kontributi ynë me të. Ai ka qenë pjesë e enturazhit, por nuk ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë.  Edhe mediat e prezantonin si këshilltar, por çfarë këshillash mund të japë një 25-vjeçar”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026