Tri besime në një ndërtesë, Gjermania nis punimet për qendrën ndërfetare të Berlinit

26 Shkurt 2021 | 18:04

Tri besime fetare nën një çati. Është kjo ideja e një qendre ndërfetare të projektuar në Berlin. E njohur si Shtëpia e Përbashkët, ajo do t’i shërbejë komunitetit të krishterë, atij hebre dhe islamik në kryeqytetin gjerman.

Godina, që do të kushtojë 47 milionë euro, do të ngrihet në pjesën lindore të Berlinit, e njohur për laicizmin e saj.

“Ideja erdhi nga tre komunitetet lokale dhe ata hodhën rrënjët e këtij projekti. Është një godinë e re, me arkitekturë të papërdorur më parë, jo për të bashkuar fetë, por për të shërbyer si një shtëpi ku traditat fetare të jetojnë në harmoni, duke u kujdesur për identitetin përkatës por edhe atë të tjetrit”, shprehet Roland Stolte, ideator i projektit.

Objekti i kultit do të përmbajë një kishë, një sinagogë dhe një xhami, të lidhura me një dhomë të përbashkët në qendër të saj. Ndërtimi pritet të zgjasë 4 vjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026