Mungesa e barnave në treg, Unioni i Biznesit Farmaceutik: Shkak tkurrja e prodhimit

5 Dhjetor 2023 | 16:35

BUnioni i Biznesit Farmaceutik ka zhvilluar të parën konferencë me temë “avancimi i kujdesit shëndetësor përmes shpërndarjes së barnave, aksesit të pacientëve dhe tendencat e të ardhmes”. Për kryetarin e këtij unioni, Dorian Sadiku, shkëmbimi i ideve mes të gjithë aktorëve, shërben për t’iu përgjigjur situatës aktuale, të mungesës së barnave në treg.

“Jemi mbledhur gjithë aktorët bashkë që të diskutojmë problematikat që po hasin të gjitha tregjet ndërkombëtare dhe mënyrën për të përballuar këtë valë që po godet vendin tonë. Një ndër sfidat kryesore që vendet e BE po hasin sot është tkurrja e prodhimit të barnave dhe mungesa e tyre në treg, ku për pasojë si vend i varur nga këto tregje po e vuajmë dhe ne ketë sfidë”, tha Dorian Sadiku.

Të gjendur në kushtet e mungesës së barnave dhe nevojave për t’i plotësuar ato, Unioni i Biznesit Farmaceutik kërkon rishikimin e proceduarave për futjen e barnave në vendin tonë.

“Ne duhet  të shohim të lehtësojmë disa procese rregullatore për të lehtësuar aksesimin e barnave pacientëve shqiptarë sepse duhet pasur parasysh që jemi tregje të vogla që shkalla e këtij tregu nuk është atraktive për kompanitë e huaja. Duhet të gjejmë format se si të bëhemi atraktiv dhe ti bëjmë të mundur pacientëve shqiptarë barnat e duhura”, nënvizoi Sadiku.

Ekspertët e pranishëm në konferencë, diskutuan në 3 panele mbi sfidat aktuale të sistemit shëndetësore në vendin tonë, të para nga këndveshtrimi i industrisë së farmaceutikës me fokus të aksesit të pacientëve për barna cilësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026