“Mirush Kabashi, shembull për artisët”, regjisori: Punoi me modesti deri në fund

5 Dhjetor 2023 | 18:50

Mirush Kabashi aktori i mirënjohur e shumë i dashur për publikun shqiptar humbi jetën këtë të martë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një vepër të pasur artistike. Por përveçse një artist i madh, në sytë e kolegëve të tij, ai ishte dhe një njeri po aq i madh, i cili kurrë nuk diti të pushoj, por me modesti punoi deri në fund të jetës së tij.

Regjisori Robert Budina tha në një intervistë për Euronews Albania se Mirush Kabashi nuk zgjodhi kurrë të bëjë rolin e artistit të madh, por ai punoi deri në ditën e fundit duke iu dhënë me mish e me shpirt gjërave që ai besonte.

“Mirushi kishte një mosbesim për mënyrën se si ishte bërë politika në Shqipëri dhe ai kishte shumë kujdes sepse nuk donte që modeli i tij i njeriut të përdorej në kuptimin politik e të krijonte imazhin e një njeriu që përdoret nga politika. Ai donte t’i jepej me mish e me shpirt një gjëje që ai besonte, nuk kursehej. Mirushi nuk ka bërë artistin e madh, ai ishte një njeri i cili punonte, kërkonte dhe ndihmonte.

Është një shembull pak ndryshe i artistëve që me patjetër duan ta vënë veten në piedestal. Natyrisht ata i vë në piedestal puna. Mirushi ishte nga këta njerëz që donte që realisht të ofronte një ndihmë për t’i bërë gjërat më mirë. Kishte një zhgënjim nga politika, por kjo nuk e pengoi që ai deri në fund artin e tij të angazhuar ta vinte në funksion të qytetarëve. Vepra e tij “Apologjia e vërtetë e Sokratit” është një nga veprat më unike në artin e demokracisë”,-tha Robert Budina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026