“Fly Ernest” pezulloi fluturimet, qytetarët e dëmtuar nuk dinë ku të gjejnë zgjidhje
Kompania ajrore private italiane e fluturimeve me kosto të ulet “Fly Ernest”, e cila realizonte fluturime në shumë qytete të Italisë nga Rinasi, njoftoi se nga 11 janari nuk do të fluturojë më, për shkak të një pezullimi të aktivitetit nga autoritetet italiane.
Kompania nuk tregoi në njoftimin e saj arsyen e pezullimit, por sipas ekspertëve,“Fly Ernest” nuk ka plotësuar kuorumin e 20% të planit të biznesit për fluturimet.
Kompania në njoftimin e saj ka lënë pikat e kontaktit për të rimbursuar biletat e shitura, por nuk dihet nëse qytetarët tani i kanë marrë që të gjithë mbrapsht paratë.
Euronews Albania u interesua pranë Drejtorisë së Aviacionit Civil të Shqipërisë dhe mori përgjigje se në rast se nuk janë kthyer paratë, qytetarët duhet të hedhin në gjyq kompaninë në Itali.
Ndoshta, nëse janë shumë qytetarë të prekur, Avokati i Popullit mund të ndihmojë qytetarët në nevojë të hapin një gjyq të përbashkët ndaj kompanisë së pezulluar.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë