“Fikja e telefonit dhe…”- Gazetarja: Pse vrasja e Liridonës nuk është bërë për para
Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se vrasja e Liridonës me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, nuk mund të jetë bërë për para.
Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vrasja e Liridonës duhet kërkuar në moralin e Naim Murselit.
Ajo shtoi se Liridona mund të ketë ditur diçka shumë të rëndësishme për Naimin, gjë që e ka bërë atë të ndihet i kërcënuar dhe ta vrasë.
“Dyshimet për të shoqin që Naim Murseli porositi vrasjen e të shoqit, e përcolli deri në varreza, e varrosi me gjakftohtësi patologjike, domethënë i frikshëm, pastaj të pranoi faktin dhe të mohojë faktin, tregon se kjo gjë ka shumë më tepër se kaq. Unë mendoj se kjo do dali… Mendoj se kjo gjë ka lidhje me moralin e këtij njeriu.
Ka lidhje me mënyrën si ai jetonte, qoftë duke shfrytëzuar njerëzit me pushtet e para, qoftë me shfrytësimin e kësaj vajze… Pabesia që u ka treguar këtyre njerëzve që i kanë dhënë edhe bukë për të ngrënë, këto besoj se do të zbulojnë shkakun.
Gjakftohtësia e tij që ka treguar në varrim, fikja e telefonit, largimi nga autopsia dhe morgue i Prishtinës, tregojnë shumë nga ky njeri. Ai njeri luksin e ka patur, nuk mendoj se është paraja. Mendoj se ai e ka bërë këtë që t’i mbyllë gruas gojën, pasi ajo ka ditur diçka për të dhe mund të ketë qenë njeriu i parë që mund ta ketë ditur”, tha Llabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara