“I ngeli si gozhdë”-Gazetari “zbulon” detaje: Çfarë i kërkoi Liridona-Naimit në 2019

6 Dhjetor 2023 | 22:09

Gazetari Gazment Saiti është shprehur se si pistë kryesore për vrasjen e Liridonës me porosi të bashkëshortit të saj, ishte inferiotiteti që Naimi ndjente përballë saj.

Komentet Saiti i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se në vitin 2019 Liridona i kishte kërkuar Naimit divorcin.

Sipas tij, Naimit kjo kërkesë i ka ngelur si “gozhdë” dhe ka pritur momentin për ta ekzekutuar.

“Shkaku kryesor është inferioriteti i meshkujve shqiptarë që marrin vajza si Liridona. Në vitin 2019 këta kanë kërkuar divorcin e njëri-tjetrit. E ka kërkuar vetë Liridona për t’u larguar nga bashkëshorti i saj. Kjo kërkesë ka ngelur si gozhdë në vëmendjen e Naimit. Edhe babai i Naimit tha se zonja ka pasur një biznes të suksesshëm në Suedi.

Në momentin që Naimi e ka parë rrezikun për një ndarje të mundshme nga ajo, ka arritur deri në këtë pikë. Është realiteti i shumë meshkujve shqiptarë që nuk pranojnë që femra e tij të jetë krah një mashkulli tjetër.

Një variant tjetër është se një motiv ka qenë pasuria. 300 mijë euro që Naimi dhe fëmijët do të merrnin nuk janë pak. Nuk duhet të ketë asnjë lloj hetimi tjetër veç deklaratave të tre personazheve. Si mundet që Granit Plava i del makinës përpara dhe qëllon. Naimi shumë mirë mund t’i thoshte fëmijëve uluni dhe ta kishte shtypur grabitësin. Në momentin që i është afruar vrasësi ky ka bërë atë që ka pasur në skenar”, është shprehur Saiti.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026