Pandemia e Covid-19, 21 qytetarë humbin jetën në Shqipëri

28 Shkurt 2021 | 16:01

Ministria e Shëndetësisë thotë se 21 qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën, ndërsa nga 3805 testime të kryera, 952 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Në katër spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 janë të intubuar.

Gjithashtu listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 804 qytetarë, duke e çuar numrin në total në 69,773, që nga fillimi i pandemisë.

Qarku më i prekur në vend është Tirana, e cila kryeson listën si për rastet pozitive ashtu dhe për numrin e viktimave nga Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22887
Fier        2667
Durrës     1680
Vlorë       1746
Shkodër   1373
Gjirokastër 1075
Berat        844
Korçë       914
Elbasan    876
Lezhë       826
Dibër       374
Kukës     336.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri numërohen zyrtarisht 1 796 humbje jete, ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë përsëritur vazhdimisht apelin drejtuar qytetarëve, ku u kërkojnë të respektojnë me korrektësi masat anti-covid.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026