Gazetarja: Pse policia kapi vetëm menaxherët e lojërave të fatit dhe jo “kokat”
Gazetarja Aida Topalli ishte një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur për operacionin e Policisë së Shtetit kundër lojërave të fatit. Vetë kryepolici Rrumbullaku bëri me dije se mes të 116 të arrestuarve ka menaxherë, por nuk janë kapur organizatorët kryesorë.
Gazetarja Topalli tha se është e vështirë që të kapen “kokat” e atyre që investojnë në lojëra fati, pasi sipas saj është e vështirë gjurmimi i linqeve online.
Në vijim të operacionit të Policisë së Shtetit kundër lojërave të fatit, bëhet me dije se “Sigurisht do një bashkërendim të madh jo vetëm të Policisë së Shtetit, por edhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, apo edhe Autoritetit të Mbikëqyrjes së Linqeve Elektronike. Pra deri tani nuk kemi shkuar deri tek personat që i sponsorizojnë sepse bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha parash që po hidhen në treg.”
Sipas saj, ashtu si në çdo ngjarje tjetër kriminale, do të jetë shumë e vështirë për të shkuar deri tek “kokat” e këtyre bizneseve të jashtëligjshme. Nga zotimet e Departamentit të Krimit Ekonomik pritet që operacioni do të vijojë për të shkuar deri në arrestimet e krerëve dhe jo vetëm të menaxherëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta