Korrupsioni në Shqipëri në nivele maksimale, ja çfarë thonë qytetarët
Barometri në Euronews Albania pasi mati besimin e qytetarëve për SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat rezultuan në nivelet më maksimale, këtë të premte solli opinionin e tyre për nivelin e korrupsionit në vend.
Gjetjet e javës së fundit, nga të dhënat e mbledhura në terren nga ekipi i Datacentrum, thonë se pavarësisht besimit maksimal tek SPAK dhe drejtësia, për qytetarët shqiptarë, korrupsioni në vend vazhdon të jetë në nivele shumë të larta.
Në total janë 82.1 % e qytetarëve që mendojnë se qeverisja është tërësisht e korruptuar apo ka shumë korrupsion. Në krahasim me një vit më pare, rënia e këtij perceptimi, është e ulët.

Në nëntor të 2021 perceptimi i qytetarëve për korrupsionin në qeverisje ka qenë afërsisht 10 pikë në përqindje më lart se sot, ose 91.8 % krahasuar me 82.1 %.

Këto matje, si për besueshmërinë tek SPAK-u ashtu edhe në perceptimin e korrupsionit, tregojnë qartazi se megjithë mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, organet e reja të drejtësisë, ende nuk kanë arritur të kenë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të korrupsionit në Shqipëri.

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 18:03 Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
- 17:58 Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje