Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

8 Dhjetor 2023 | 16:57

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në fshatin Guci të Shkodrës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi A. Z., 59 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar me një plumb në këmbë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026