“Po hetohen persona të tjerë”- Eksperti: Divorci, transaksionet, çfarë fsheh Murseli

8 Dhjetor 2023 | 12:37

Hetimet e Prokurorisë së Kosovës për vrasjen e Liridona Murselit vijojnë, ku po hapen pista të reja për motivet e vrasjes dhe ndalimin e procesit të divorcit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Now, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë të ditur se hetimet mund të shtrihen dhe në Suedi.

Sipas tij do të shihen të gjitha lidhjet e biznesit dhe transaksionet që Murseli mund të ketë në atë shtet, si dhe do të analizohen pistat që kanë çuar në këtë planifikim afatgjatë, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

“Hetimi do të vijojë me persona të tjerë të mundshëm në aktivitetin e kësaj vepre penale. Hetimet do të vijojnë dhe në drejtim të Suedisë, pasi sipas të gjitha gjasave do të fillojë dhe aty një bashkërendim me policinë suedeze për të përcaktuar lidhjet e mundshme në biznes aty. Vrasja ka qenë një planifikim afatgjatë dhe mbi këtë planifikim do të hetohen pistat”, tha Shala.

Gjithashtu ai risolli dhe në vëmendje deklartata e Murselit dhe autorit të krimit.

“Ne kemi dy deklarata, një nga Plava, i cili ka thënë që është kontaktuar nga bashkëshorti për t’a ekzekutuar. Në anën tjetër kemi organizatorin, i cili është bashkëshorti i saj dhe tregon versionin e tij, që nuk e ka bërë ai, por ka qenë grabitje”.

Sipas tij pavarësisht këtyre dy deklaratave apriori, pistat e hetimit do të zgjerohen, duke i dhënë një vëmendje të jashtëzakonshme, për të parë sesi do të shkojë edhe procesi gjyqësor.

“Në shumicën e rasteve, në të kaluarën, kemi pasur raste kur gjyqësori ka marrë vendime jo të pritshme, edhe pse të marra mbi bazën e dëshmive. Kjo mbetet për t’u konstatuar dhe vërtetuar nga të gjitha dëshmitë që ka prokuroria, të cilat do t’i nxjerrë në ditët në vazhdim”- tha ai.

Krahas kësaj, sipas ekspertit Shala, prokuroria do të intensifikojë hetimet edhe për lidhjet e tij si këshilltar i punëve të jashtme me zotin Pacolli, si dhe për shkaqet që kanë ndalur procesin e divoricit mes çiftit.

“Duhet pyetur më tutje se cili ishte shkaku i pengimit të procesit gjyqësor. A ka patur ndonjë influencim nga palët e treta? Njëkohësisht edhe në aspektin financiar do të duhet të shihen transaksione të mundshme parash, për të dhënë një pistë tjetër hetimesh”, nënvizoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026