“S’kishe ç’të haje”, rrëfimi i Mulaj: Katastrofa që çoi në lëvizjen studentore
Vladimir Mulaj, avokat dhe ish-student i Dhjetorit të vitit 90’ tregoi në një intervistë për Euronews Albania më shumë rreth katastrofës që çoi në lëvizjen studentore të vitit 1990.
Ai e cilësoi atë periudhë si më të rëndësishmen në historinë e Shqipërisë.
“Secili student ruan specifikat e veta. Ato ditë Qyteti Studenti, pothuajse gjatë gjithë vitit, po ziente nga kriza ekonomike, kriza sociale, dhuna, terrori. Policia kishte filluar, që te stacioni i autobusëve bënte dhunë, demonstronte dhunë, vriteshin njerëzit dhe ishte një situatë shumë e rëndë. Më kujtohet që kemi qenë dhe në Kavajë dhe ishte një gjendje e mjerueshme, s’kishte asgjë nëpër dyqane, vetëm marmalatë. Plus, isha te një njeriu im në Durrës dhe gruaja e tij më tha se ishin në Kavajë dhe ishte bërë një protestë dhe kanë sharë Nexhmien, kanë quajtur Enverin Hitler, e të tjerë, pra gjithë kjo kohë, unë kam këtë të veçantë, që si student i dhjetorit, kur kam qenë në vit të katërt, kam ardhur me shumë vështirësi në shkollë të lartë sepse gjithë familja ime nga nëna ishte në internim burgjeve. Nëna ime e ka nisur me Tepelenën domethënë dhe unë jam rritur në një frymë shumë anti-regjim,” – u shpreh Mulaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta