Shfaqja “7 minuta”, drama që bëri bashkë 11 aktore të jashtëzakonshme
Njëmbëdhjetë gra në mëshirën e frikës së humbjes së punës, detyrohen të bëjnë një përpjekje heroike arsyetimi për të mos iu nënshtruar ligjit të domosdoshmërisë që përpiqet të përdorë kryesia e fabrikës së tyre si një instrument shantazhi të heshtur, për të njollosur dinjitetin e tyre dhe për të dobësuar të drejtat e fituara.
7 Minuta” me regji të Driada Dervishit, bën bashkë në skenë 11 aktore me një lojë të shkëlqyer, në një skenë të vogël për aktore të mëdha si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Olta Daku, Zamira Kita dhe shumë të reja të talentuera.
Të mbyllura në një dhomë për të diskutuar, të njëmbëdhjetë gratë do të duhet të vendosin nëse do të pranojnë uljen prej shtatë minutash të pushimit të tyre të drekës. Shtatë minuta që duket si një kohë e shkurtër, por pak nga pak debati nxehet dhe secila prej grave do të duhet të rishikojë publikisht jetën e saj përpara se të votojë.
Shfaqja zhvillohet gjatë një dite të tërë, duke filluar nga rutina e mëngjesit e protagonistëve e deri në mbrëmje, kur më në fund punëtorët arrijnë në një vendim jo pa vështirësi.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania