Rama pritet nga Varhelyi dhe Borrell në Bruksel. Balla paralajmëron lajme të mira për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Bruksel ku mbahet mbledhja e 11-të e Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga kryenegociatori i Shqipërisë për BE, Zef Mazi, sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u prit nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.
Më herët përmes një postimi në Facebook, deputeti socialist Taulant Balla paralajmëroi lajme shumë të mira për Shqipërinë nga takimi që po mbahet në Bruksel.
“Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot”, shkroi kreu i grupit socialist në Facebook.
Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka postoi në profilin e saj në Twitter nisjen e Këshillit të 11 të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE.
Happening now in #Bruxelles: The 11th #EU–#Albania Stabilisation and Association Council, chaired by HRVP @JosepBorrellF. The Albanian Delegation, led by PM @ediramaal, is participating in this first SAC since @EUCouncil ??decision of March2020 to open accession negotiations w/?? pic.twitter.com/Dzh0EGAMtG
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) March 1, 2021
Çështjet që priten të diskutohen gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Asocimit dhe Stabilizimit është strategjia e para-aderimit si dhe plotësimi i kushteve politike, ekonomike, si dhe bashkëpunimit financiar.
Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE u nënshkrua në vitin 2006.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta