“Çelësi bullgar hap dyert e blinduara”-Fation Softa tregon si përdoret nga hajdutët

11 Dhjetor 2023 | 08:54

Eksperti i sigurisë Fation Softa tha se sot shtëpitë nuk janë më të sigurta.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se shtëpitë janë bërë herë pas here objekt sulmesh si pasojë e vjedhjeve.

Mes tjerash ai tregoi se çfarë bëjnë shqiptarët në vendet e BE duke shtuar faktin se sot dhe dyert e blinduara hapen pa pasur nevojë të përdoren mjete shkatërruese .

“Sot shtëpitë nuk janë më të sigurta. Herë pas here janë objekt sulmesh. Një pjesë e vjedhjeve raportohen ndërsa një pjesë tjetër nuk raportohet fare. Vjedhje dhe grabitje ka. Ka vjedhje që vijnë jo vetëm nga moshat por dhe nga të rriturit. Vjedhja është profesioni më i vjetër në botë. Vjedhja është kthyer në një fenomen shqetësus sepse shpeshherë përfundon me vrasje apo dhe dëmtime fizike.

Ai që shkon në një vjedhje sigurisht është i përgatitur. Shqiptarët janë bërë profesionist në vjedhje. Shqiptarët shkojnë në Itali, vjedhin dhe kthehen sërish me tragetin e radhë.  Në Itali gati çdo 3 minuta kemi një sulm.  Pjesa më e dobët e një banese është porta hyrëse. Mjetet që përdorin janë bërë më të sofistikuara. Është një çelës bullgar që hapen dyert e blinduara”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024