Dyshohet se fshehu pasurinë, dërgohet në gjykatë dosja për ish-prokurorin e njohur

11 Dhjetor 2023 | 14:15

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet në lidhje me ish-prokurorin Petrit Fusha.

Fusha akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Dosja në ngarkim të tij i kaloi për gjykim gjykatës së Durrësit.

Prokuroria e Durrësit i nisi hetimet ndaj ish-prokurorit Petrit Fusha në korrik të vitit 2022, pavarësisht dorëheqjes që ish-kreu i prokurorisë së Tiranës bëri nga procesi i vetingut.

“Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim” informoi sot prokuroria e Durrësit.

Ishte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që dërhoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raportin me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit.

Prokuroria e Durrësit i nisi hetimet ndaj ish-prokurorit Petrit Fusha në korrik të vitit të kaluar. Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës që dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për të mos iu nënshtruar vettingut është vënë nën akuzë për deklarim të rremë pasurie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026