“Film pas filmi”- Del në treg libri i vajzës së Viktor Gjikës
Një libër nga vajza e Viktor Gjikës, regjisorit të shquar të filmit shqip, ka sjell për publikun një libër ku zbulon detaje nga jeta e kontrastit por dhe nga historia e kinematografisë shqiptare.
Libri u promovua pranë Akandemisë së Arteve libri Film pas filmi – unë “e bija e” Viktor Gjikës. Një amanet i lënë për bijën e tij, Ester Gjikën, që të rrëfente me sinqeritet dhe çiltërsi në një këndvështrim ndryshe jetën dhe historinë e tij, përmes kujtimeve qe na vijnë në një kohë tjetër dhe që zbardhin aspekte të panjohura të njeriut që shënoi histori në kinemanë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të XX.
Një vazhdim i librit ’Vit pas viti’’ të Viktor Gjikës, “Film pas filmi’’ sjell të bijën përballë idhullit, sjell regjisorin e “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Rrugë të bardha”, “Gjeneral gramafoni” “Nëntori i dytë”, “Njeriu me top”, “Përballimi” me episode të pagëmtuara nga sheshet e xhirimit dhe jeta familjare.
Lexuesi do të gjejë në këtë libër, faqe pas faqeje, episode, që zbulojnë përtej historisë së kinematografisë, historinë e vajzës së një kineasti me reputacion të madh, gjithnjë e pranishme në krijimtarinë e të atit, edhe diku prapa sekuencave të filmave.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)